Kozarev sqaron misionin e rusëve në Kosovë

Lajme

Kozarev sqaron misionin e rusëve në Kosovë

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 10:59
Kozarev

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Djuric dhe Branimir Nesic, shefi i zyrës rajonale për OJQ-Ballkan “mision humanitar rus”, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, me pretendimin, kinse për të ndihmuar serbët e Kosovës.

Ky mision rus, i mveshur me petkun e një organizate humanitare, sipas këtij memorandumi, në të ardhmen do të ndihmojë serbët e Kosovës, në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe asistencës sociale.

Por, ky mision, i mveshur si humanitar, mund të përdoret edhe mision spiunazhi, pasi financohet direkt nga fondet Moskës zyrtare.

Njejtë, Rusia dhe Serbia kanë vepruar edhe me Qendrën Humanitare Ruse të vendosur në qytetin e Nishit.

Qeveria amerikane ka akuzuar Rusinë dhe Serbinë, se kjo qendër nuk kishte të bënte me aktivitete humanitare, por po vepronte si një qendër shërbimit sekret rus, për të penguar interesat amerikane në Ballkan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat