Serbi i akuzuar për krime lufte në gjykatë, flasin mbrojtja dhe prokuroria

Lajme

Serbi i akuzuar për krime lufte në gjykatë, flasin mbrojtja dhe prokuroria

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 14:54
Zoran Vukotiq

Gjykatën Themelore në Mitrovicë, prokuroria dhe mbrojtja kanë paraqitur deklaratat  hyrëse në rastin kundër Zoran Vukotiq nga Vushtrria i cili akuzohet se në fillim të majit të vitit 1999 në Kosovë ka kryer krime lufte.

Vukotiq është një ish-anëtar i forcave të policisë rezervë të Serbisë, dhe dyshohet se ka kryer krime lufte kundër civilëve në burgun e Smrekovnicës fshatin Studime afër Vushtrrisë në mes të 2 dhe 3 maj 1999.

Në seancën e sotme, prokurori publik dhe mbrojtja i dhanë vërejtjet hyrëse dhe gjykimi vazhdon nesër duke dëgjuar dëshmitarin e parë, raporton Radio Kontakt Plus.

Avokati i Vukotiq, Nebojsha Vlajiq, tha për Radio Kontakt se gjyqi do të zgjasë disa muaj dhe se prokurori publik pret që të gjithë dëshmitarët të merren në pyetje  para fundit të këtij viti.

Vukotiq u arrestua më 10 maj të vitit 2016, në Nikshiq bazuar në një urdhërarrest të EULEX-it, ndërsa drejtësisë kosovare iu dorëzua në fund të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat