Ramadani tregon se çfarë duhet bërë Kosova për t’u anëtarësuar në Interpol

Lajme

Ramadani tregon se çfarë duhet bërë Kosova për t’u anëtarësuar në Interpol

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 14:31
Burim Ramadani

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se Kosova ka një vit që të përgatitet për anëtarësim në Interpol.

Ai ka thënë se nëse nuk shfrytëzohet një vit për tu anëtarësuar në këtë organizatë do të ishte dështim.

“Kosova e ka një vit që të përgatitet për anëtarësim në INTERPOL.

Të ndërtojë qasjen e përbashkët me partnerët mbështetës. Të promovojë argumentet profesionale dhe forcojë mbështetjen politike. Dështim do të jetë nëse një vit i plotë nuk shfrytëzohet për të siguruar anëtarësimin.

P.S Kina as viza nuk ka qenë e gatshme të lëshojë për delegacionin e Kosovës. Abu Dhabi (EBA) nuk besoj se do të nxjerrin probleme të këtilla deri në banalitet”, ka shkruar ai në facebook.

Kryeministri i Kosovës javë më parë ka marr vendim për tu tërhequr nga anëtarësimi në Interpol. Ndërsa, që në asamblenë e kësaj organizate të mbajtur sot, Palestina dhe Ishujt Soloman u bënë anëtare të Interpolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat