Qeveria Haradinaj, më e dobta e mundshme që nuk mund ta votoj as demarkacionin

Lajme

Qeveria Haradinaj, më e dobta e mundshme që nuk mund ta votoj as demarkacionin

Nga: H.O. Më: 27 shtator 2017 Në ora: 15:39
Ramush Haradinaj

Gjatë vizitës së kryeministrit Ramush Haradinaj në Tiranë, ai ka marr një këshillë nga homologu i tij, Edi Rama për të votuar marrëveshjen aktuale të demarkacionit, për t’i hapur rrugë Kosovës drejtë Bashkimit Evropian. Rama tha se kjo është vetëm çështje e brendshme e Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani thotë se kjo çështja ka marr formën përfundimtare me nënshkrimin e marrëveshjes për demarkacion, dihet se kjo temë është refuzuar në atë kohë nga opozita e cila e nxiti si letër për konfrontim me pozitën e asaj kohe dhe solli problemin e tejkaluashëm të demarkacionit me Malin e Zi.

Image
Blerim Burjani

“Kjo çështje është temë vetëm në Kosovë por jo edhe në Mal të Zi dhe në bashkësinë ndërkombëtare. Kjo është temë e përmbyllur kaherë, versioni im është që të mos humbet kohë dhe të aporvovohet marrëveshja në Kuvend edhe pse  ky kuvend me këtë përbërje gjasa minimale nuk ka për të aprovuar marrëveshjen me Maline Zi e kjo i bie që Kosova është duke përjetuar ngërçin edhe me qeveri është kthyer pozicioni i ngërçit fiktiv i njëjtë, s’ka hajr si thuhet prej zgjedhjeve vetëm kotësi të mbajtjes së tyre me një qeveri shumë të dobët, më të dobtën të mundshme në periudhën kohore prej kohës së vitit 2002 e deri tash, me vendime vetme shkarkuese dhe pa asnjë zgjidhje ende signifikante  dhe që nuk pritet derisa të prishet edhe kjo qeveri, shteti shkon prapë në zgjedhje nuk shkon më larg kështu fare, sepse po përsëriten gjërat e njëjta pa zgjidhje, kjo është ehumbje kohe me këtë  qeveri”, thekson Burjani.

Sipas tij, shkuarja në arbitrazh nuk mund të ndodhë po qe se refuzon të pranoj Mali i Zi se ka contest me Kosovën për kufirin, ajo mund të mos bashkëpunoj fare me arbitrazhin.

“As arbitrazhi në mënyrë të njëanshem nuk mund të detyroj Malin e Zi të merret me këtë temë, për të shkuar në arbitrazh, do të thotë se shtetet nuk kanë arritë asnjëherë marrveshje dhe dorëzojnë faktet  e tyre për zgjidhje, por në kohën e sotme Kosova dhe Mali i Zi e kanë një marrëveshje të nënshkruar, kjo i bjen me humb kohë”, vlerëson ai./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat