Haradinaj takon Princin Leka Zogu II

Lajme

Haradinaj takon Princin Leka Zogu II

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 19:14
Ramush Haradinaj dhe Princin Leka Zogu II

Kryeministri Ramush Haradinaj, si pjesë e vizitës së tij të parë zyrtare të Shqipëri, ka zhvilluar takim me Princin Leka Zogu II.

Para këtij takimi i pari i ekzekutivit e Kosovës është takuar edhe me ish kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ishte ky takim jashtë agjendës së Haradinajt në këtë vizitë në Shqipëri.

Ndërsa në pjesën protokollare të vizitës ai është pritur nga homologu i tij, Edi Rama, i cili nuk e ka lënë pa përmendur çështjen e demarkacionit, duke nënvizuar se ajo duhet të zgjidhjet shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat