Vuçiq: Maqedonia na premtoi se nuk do të votojë ‘për’ anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Lajme

Vuçiq: Maqedonia na premtoi se nuk do të votojë ‘për’ anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 20:37
Aleksandar Vuçiq

Qeveria e Maqedonisë na premtoi se nuk do të votojë ‘për’ anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, por prapëseprapë do të presim, u shpreh presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në pyetjen e gazetares në lidhje me krizën në marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë.

“Nuk do të jetë risi nëse Maqedonia dhe Mali i Zi japin votë pozitive për hyrjen e Kosovës në UNESCo, ata votuan edhe për pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq, duke shtuar se kjo çështje do të ketë ndikim të fuqishëm në marrëdhëniet e Serbisë me këto shtete fqinje.

Vuçiq shtoi se më lehtë do ta kishin të bindin ndonjë shtet të largët të votojë kundër hyrjes së Kosovës në UNESCO se sa Maqedoninë dhe Malin e Zi sepse, siç tha ai, këto dy shtete janë nën ndikim të dikujt më të fuqishëm se Serbia, si SHBA-të dhe shtetet e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat