QKUK jep detaje për dhunimin e 72-vjeçares në Prishtinë

Lajme

QKUK jep detaje për dhunimin e 72-vjeçares në Prishtinë

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 21:15
QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë detaje për dhunimin e një gruaje 72-vjeçare e cila kishte përfunduar në QKUK pasi është dhunuar seksualisht gjatë mbrëmjes në kryeqytet.

Shpend Fazliu, zëdhënës në QKUK, ka konfirmuar për rastin, duke treguar se nën shoqërimin e Policisë një grua e moshuar është pranuar në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike pasi e njëjta dyshohet se ishte dhunuar.

“QKUK ju konfirmon se nga ekipi kujdestar i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, është raportuar, se me shoqërim të policisë së Kosovës,  mbrëmë është sjellë një grua e moshuar për kontroll gjinekologjike, pasi e njëjta ishe dyshuar se ishte dhunuar. Pas kontrollit e njëjta është liruar dhe udhëzuar për konsultime tjera, ekspertizë tek mjekësia ligjore”, ka thënë Fazliu për Insajderin.

Rastin po ashtu e ka konfirmuar edhe policia por nuk ka pranuar të jap shumë informacione.

“Po mund ta konfirmojmë se ka ndodhur rasti, por për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve nuk mund të jepen më shumë informacione”, ka thënë Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ai nuk ka treguar për lëndimet që ka marrë e moshuara por vetëm ka treguar se nuk ka asnjë të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat