Norvegjia do të ndihmojë Kosovën në sundimin e ligjit

Lajme

Norvegjia do të ndihmojë Kosovën në sundimin e ligjit

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 13:25
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strand Sjaastand, të cilin e njoftoi me prioritetet dhe punën e Ministrisë së Drejtësisë.

Gjatë këtij takimi, Ministri Tahiri, vlerësoi lart marrëdhëniet e Kosovës dhe Norvegjisë, u shpreh i përkushtuar që këto marrëdhënie të thellohen edhe në Drejtësi,  në veçanti  në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, njofton zyra për informim e MD-së.

Në anën tjetër, Ambasadori Per Strand Sjaastand, theksoi se Norvegjia përkrahë angazhimet e Kosovës në agjendën euro-integruese dhe proceset nëpër të cilat po kalon, duke ofruar mbështetje në këto procese, veçanërisht në sundimin e ligjit dhe thellimin e bashkëpunimit në lëmin e drejtësisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat