Filmon vdekjen e vetë, militanti i ISIS-it hidhet në erë kur goditet nga një predhë (+18)

Lajme

Filmon vdekjen e vetë, militanti i ISIS-it hidhet në erë kur goditet nga një predhë (+18)

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 16:30
Pjesëtari i organizatës terroriste “Shteti Islamik”, kishte instaluar në uniformë një kamerë të stilit GoPro, dhe po filmonte një sulm.

Ky është momenti kur një militant i ISIS-it i armatosur me mitraloz të kalibrit të madh, filmon vdekjen e vetë pasi goditet nga një predhë.

Pjesëtari i organizatës terroriste “Shteti Islamik”, kishte instaluar në uniformë një kamerë të stilit GoPro, dhe po filmonte një sulm.

Por, kurrë nuk kishte besuar se në këtë sulm që po e filmonte do ta gjente vdekjen. Në një moment një predhë shpërthen shumë afër tij, por i shpëton më të keqes. Ndërsa e dyta e godet duke e hedhur në erë.

ISIS është duke pësuar humbje të mëdha gjatë luftimeve të ashpra në Lindjen e Mesme, si rezultat i sulmeve që po udhëhiqen nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat