Rrahen Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi

Lajme

Rrahen Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi

Nga: BOTA SOT Më: 29 shtator 2017 Në ora: 18:23
Frashër Krasniqi rrah keq Milaim Zekën

(E plotësuar) -  Në debatin që ishte duke u zhvilluar në studion televizive, ku të ftuar ishin deputetet Frashër Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Milaim Zeka nga nisma për Kosovë, pas akuzave dhe kundër akuzave mes deputetëve, situata ka eskaluar në rrahje.

E tërë situata ka eskaluar gjatë një debati me akuza të rënda, derisa në një moment Krasniqi ia hedh ujin, kurse Zeka ia kthen me shishen me ujë, dhe pastaj Krasniqi ngritët nga karrigeje dhe e sulmon edhe fizikisht, duke e grushtuar disa herë Zekën, madje ishte gati ta hedhë edhe jashtë kornizave të studios ku bëhej emisioni.

Pas përleshjes,  ndërpritet transmetimi direkt në studio.

Kjo është hera e parë që deputetët e Kosovës rrahën në një debat televiziv. Rrahje ka pasur më parë edhe mes deputetit të Vetëvendosjes Rexhep Selmi dhe Bekim Haxhiut të PDK-së në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi janë rrahur në një debat televiziv. Ata kanë filluar të përlahen me fjalë derisa Zeka e ka quajtur Krasniqin kriminel.

Pas fjalëve të rënda drejtuar njëri tjetrit ata kanë filluar të godasin njëri tjetrin me grushte.

Image

Me pas është ndërprerë debati./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat