Avokati që rrahu bashkëshorten dyshohet se është Tomë Gashi

Lajme

Avokati që rrahu bashkëshorten dyshohet se është Tomë Gashi

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 16:40
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij të enjten në mbrëmje.

Burime të Klan Kosova marrin vesh se gruaja e avokatit Gashi, B.G. është paraqitur në polici për ta paraqitur rastin e ushtrimit të dhunës ndaj saj.

Rastin e dhunës e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e fundit 24 orësh.

“Ankuesja femër shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti  i saj. Në lidhje me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe është njoftuar prokurori kompetent. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport duke iu referuar rastit në fjalë.

Klan Kosova ka provuar që të kontaktojë me Gashin por që ai ka qenë i paqasshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat