Thaçi kujton 27 vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë: Ndodhi çlirimi i Evropës nga komunizmi

Lajme

Thaçi kujton 27 vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë: Ndodhi çlirimi i Evropës nga komunizmi

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 11:28
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kujtuar 27 vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë.

Thaçi ka shkruar në Facebook se para 27 vjetëve ka ndodhur riorganizimi i shteteve dhe ka rilindur Bashkimi Evropian.

“Sot si 27 vjet më parë, nuk ndodhi vetëm ribashkimi i Gjermanisë, por edhe çlirimi i Evropës nga komunizmi. Ndodhi riorganizimi i shteteve, duke rilindur një Bashkim Evropian të fuqishëm, që sot ne si popull e aspirojmë. Në ditën e bashkimit të Gjermanisë, populli i Kosovës përfundimisht ndau mendjen për të luftuar shtypjen dhe persekutimin sistematik, duke iu bashkuar luftës për liri. Gjermania ka mbështetur popullin e Kosovës në të gjitha periudhat dhe është partneri më strategjik i Kosovës në Evropë”, ka thënë Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat