Policia shqiptare konfirmon se Sadri Ramabaja është kapur dje në Durrës me dokumente false

Lajme

Policia shqiptare konfirmon se Sadri Ramabaja është kapur dje në Durrës me dokumente false

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 17:50
Sadri Ramabaja

Informacioni i publikuar më herët seSadri Ramabaja ka tentuar të ikë nga Kosova me dokumentacione false është konfirmuar edhe nga Policia e Shqipërisë.

Në raporton 24 orësh të Policisë shqiptare bëhet e ditur se atij i janë sekuestruar një pasaportë dhe një leje qëndrimi franceze që dyshohen të jenë të falsifikuara.

“Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për shtetasin S.R vjeç 56, banues në Gjilan, Kosovë, pasi dyshohet se në P K K Port, ju sekuestrua me cilësinë e provës materiale një pasaportë dhe një leje qëndrimi franceze, që dyshohen të jenë të falsifikuara. Nenet 189 e 186 të Kodit Penal”, thuhet në raportin e Policisë.

Ramabaja ishte kandidat për deputet i Vetëvendosjes i cili është i dyshuar i Prokurorisë Speciale të Kosovës, për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat