Polici që u kap me drogë, pjesëtar i Njësive të Specializuara

Lajme

Polici që u kap me drogë, pjesëtar i Njësive të Specializuara

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 14:37
Drogë e konfiskuar në një operacion të mëhershëm

Inspektorati i Policisë së Kosovës e ka konfirmuar për KALLXO.com arrestimin e një pjesëtari të Policisë nën dyshimin se po transportonte lëndë narkotike.

Arbër Beka, zëdhënës i IPK-së, tha për KALLXO.com se polici i arrestuar është pjesëtar i Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës.

“Që nga mbërëmë, Inspektorati i Policisë së Kosovës është njoftuar nga Policia për arrestimin e një pjesëtari të Policisë së Kosovës. Ne kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe kemi rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor A. B. Ndaj të njëjt, me urdhër të prokurorit kompetent, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe priten masat e tjera procedurale”, tha Beka.

KALLXO.com raportoi sot për arrestimin e një zyrtari policor, i cili ishte kapur mbrëmë në afërsi të Mitrovicës duke transportuar më shumë se 10 kilogramë drogë.

Para pak muajve, KALLXO.com ka raportuar edhe për rastin e policit Shemsedin Geci, i cili po ashtu nga kolegët e tij ishte kapur duke transportuar lëndë narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat