"Neus Deutschland": Për të tkurrur ndikimin ruso-serb, Perëndimi fuqizoi shqiptarët; ja ëndrra e shqiptarëve të Maqedonisë

Lajme

"Neus Deutschland": Për të tkurrur ndikimin ruso-serb, Perëndimi fuqizoi shqiptarët; ja ëndrra e shqiptarëve të Maqedonisë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 9 tetor 2017 Në ora: 14:50
Ilustrim

Rajoni serb i Vojvodinës kërkon më shumë autonomi, Bosnja kërcënon të ndahet: Mbi Ballkan nuk mbizotëron qetësia, shkruan “Neues Deutschland”.

Në shumë qytete të Vojvodinës krahas flamurit të tyre ndodhet edhe ai i Katalonisë në mbështetje të rajonit që ndajnë histori të ngjashme. Gjithashtu edhe ekonomikisht, Vojvodina me Serbinë është si Katalonia me Spanjën, megjithatë nga 1988 rajoni shumicën e taksave duhet ti drejtojë drejt Beogradit. Prej atëherë filloi shpërbërja e Jugosllavisë dhe me sa duket nacionalistët serbë nuk kanë mësuar asgjë.

Më tej media e ekstremit të majtë gjerman thekson se ndarja e Kosovës ka ndarë ekspertët nëse ajo ishte e drejtë ose jo, por pavarësia e saj ka qenë e mbështetur nga Europa dhe SHBA, pasi “kërkonin të fuqizonin pozicionet e pro-perëndimorëve shqiptarë,” me çrast të tkurrnin ndikimin e Moskës dhe mikun e Rusisë, Serbisë.

Tendenca për Vetëvendosje

“Sa më i fuqishëm regjimi, aq më e madhe tendenca për ndarjen e minoriteteve,” paralajmërojnë ekspertët.

Demokraci jo të përsosura si në Serbi dhe republikën e dizajnuar të Bosnjës dhe Hercegovinës atëherë nuk vlejnë si pacientë të rrezikuar. Me të drejtë: Republika Srpska tërhiqet drejt Serbisë, krotatët në Hercegovinë drejt kufijve të mëmëdheut. Gjithashtu edhe shqiptarët e Maqedonisë - deri në 30 përqind e popullatës - kanë ëndrra rreth një Shqipërie të madhe me bashkimin e rajonit të tyre dhe Kosovës. Me vetëbesim partitë shqiptare futen në qeverinë e Shkupit, edhepse parti të vogla.

Në fund artikulli i shkruar nga Elke Windisch, tregon edhe historinë e dikurshme të Istrias në Kroacia, që 89 përqind e saj mbeti pjesë e Jugosllavisë pas LDB. Por për shkak se një pjesë e madhe e italianëve atje, prej në kohën e Titos gëzonin të drejtat e minoriteteve, në këtë kohë rreziku i kërkimit të ndarjes së saj është drejt zeros, besojnë ekspertët./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat