Lekaj takon Markus, flasin për kontrollin e hapësirës ajrore

Lajme

Lekaj takon Markus, flasin për kontrollin e hapësirës ajrore

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 10:29
Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markus

Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markus, dhe zyrtarët e kompanisë ajrore hungareze të navigimit “Hungaria Kontroll”.

Në këtë takim u bisedua për hapësirën e lartë ajrore të Kosovës e cila mbikëqyret nga kompania “Hungaria Kontroll”  në bashkëpunim me NATO-n.

Me këtë rast ministri Lekaj e falënderoi ambasadorin hungarez Markusz dhe zyrtarët e “Hungaria Kontrollit”, për punën të cilën janë duke e realizuar në kontrollimin e hapësirës së lartë ajrore të Kosovës.

Ministri Lekaj kërkoi nga bashkëbiseduesit që të ndihmohet stafi i Agresionit  të navigimit Ajror të Kosovës, me trajnimet e adekuate.

Ndërsa, ambasadori Markusz, theksoi se edhe në të ardhmen Hungaria dhe kompania e navigimit ajror “Hungaria Kontroll” do të vazhdojnë që të japin kontributin e tyre në këtë drejtim.

 Ambasadori poashtu tha se Kosova duhet që të vendos se si do të investojë në të ardhmen në investime kapitale si dhe kthimin e këtyre investimeve, në të mirën e zhvillimit të vendit.

Në fund të këtij takimi u vendos që të gjendet format e duhura për investime kapitale, konkretisht në disa sisteme që janë të nevojshme dhe që janë kusht i domosdoshëm për t’u plotësuar.

Në të njëjtën kohë u tha se nevojiten mjete financiare për të përgatitur burimet njerëzore të Agresionit për Navigimin Ajror, që në të ardhmen do t’a menaxhojnë hapësirën e lartë ajrore të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat