Sulmohet Ramiz Lladrovci

Lajme

Sulmohet Ramiz Lladrovci

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 14:04
Ramiz Lladrovci

(E plotësuar) - Policia e Kosovës njofton se mbrëmë ka marrë një njoftim nga kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci për kanosje dhe dëmtim prone.

Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë tha se mbrëmë rreth orës 22 e 30 në fshatin Tërstenik ka ndodhur një kanosje ndaj një personi dhe i është dëmtuar prona.    

Ahmeti tha se Policia sot në lidhje me këtë rast ka arrestuar një person të dyshuar pa dhënë identitetin e tij.

Media ka tentuar të marr një deklaratë edhe nga Lladrovci por I njëjti nuk iu është përgjigjur telefonatave.

Sulmohet Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është sulmuar mbrëmë në fshatin Terstenik të kësaj komune.

Mësohet se Lladrovcit i është thyer vetura me gurë gjatë fushatës për zgjedhje lokale.

Lladrovci e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës në Prishtinë. Me rastin po merret drejtoria e krimeve të rënda.

“Mbrëmë rreth orës 22 Lladrovci e ka raportuar rastin në Polici në Prishtinë. Ai ka thënë se sulmi dyshon se është kryer nga Naim Bazaj dhe përkrahës të tij”, ka thënë një burim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat