Albulena Haxhiu merret në pyetje si dëshmitare lidhur me organizatën kriminale “Syri i Popullit”

Lajme

Albulena Haxhiu merret në pyetje si dëshmitare lidhur me organizatën kriminale “Syri i Popullit”

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 15:12
Albulena Haxhiu

Lidhur me organizatën kriminale "Syri i Popullit’’, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), është duke i zhvilluar hetimet.

Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria ka zgjeruar hetimet për disa persona si dhe janë dëgjuar një numër i konsiderueshëm dëshmitarësh dhe jemi në grumbullim të provave lidhur me këtë rast, ka theksuar PSRK-ja.

Po ashtu, Prokuroria njofton opinion publik, pasi që përmes disa mjeteve të informimit kanë dalur dezinformata lidhur me intervistimin e disa personave.

“Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, ju informojmë se prof. Muhamet Kelmendi, deputetja Albulena Haxhiu dhe avokati Gafurr Elshani, sikurse edhe një numër i konsideruar, janë dëgjuar në cilësinë e dëshmitarëve, e jo si të pandehur, siç kanë shkruar disa mjete të informimit”, thekson Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat