Policia sekuestron shumë armë gjatë 24 orëve

Lajme

Policia sekuestron shumë armë gjatë 24 orëve

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 11:23
Ilustrim

Në raportin 24 orësh të policisë është raportuar për katër raste të armëmbajtjeve pa leje.

Në Pejë policia ka arrestuar tre persona të dyshuar në Vitomiricë pasi që gjatë një kontrolli tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë copë fishekë dhe dy pushkë.

Një person tjetër është arrestuar në rrugën ‘Nikolla Teslla’ në Pejë pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka shtënë me armë zjarri.

Gjatë kontrollit te shtëpia e të dyshuarit është konfiskuar një thikë dhe një plumb, ndërsa arma nuk është gjetur.

Në Skenderaj janë arrestuar dy persona pasi që pas një mosmarrëveshjeje mes tyre njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri në drejtim të të dyshuarit tjetër.

Në lokalin e të dyshuarve janë konfiskuar dy pistoleta me tetë copë fishekë, ndërsa në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja.

Sipas raportit, të tri rastet kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat