Gjendet një trup gjatë gërmimeve në Suhodoll

Lajme

Gjendet një trup gjatë gërmimeve në Suhodoll

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 12:24
Gërmimet

Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit për Personat e Pagjetur, ka treguar se është gjendur një trup gjatë gërmimeve që po bëhen në Suhodoll të Mitrovicës.

“Sot rreth orës 10:30 është gjet një trup gjatë gërmimeve që po bëhen në Suhodoll”, ka thënë Gjetaj.

“Trupi është gjetur komplet, ndërsa gërmimet kanë vazhduar nga dje, kur u gjetën disa pjesë kockore në hapësirën ky dyshohet për varrezë masive”.

“Gërmimet do të vazhdojnë sot gjatë gjithë ditës, poashtu edhe të hënën derisa të vlerësohet në tërësi kjo zonë e dyshimitë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat