Pamje rrëqethëse: Rrëshqet dheu nga shirat e rrëmbyeshëm, shtëpia për pak sa nuk shembet

Lajme

Pamje rrëqethëse: Rrëshqet dheu nga shirat e rrëmbyeshëm, shtëpia për pak sa nuk shembet

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 17:15
Të paktën 11 persona raportohet të kanë humbur jetën

Një video rrëqethëse e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, shfaq momentin kur një shtëpi për pak sa nuk shembet si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm ku dheu nën shtëpi ka rrëshqitur.

Autoritet përkatëse në Durban të Afrikës së Jugut, janë alarmuar për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë prekur këtë zonë.

Të paktën 11 persona raportohet të kanë humbur jetën, dhe dyshohet se ky numër pritet të rritet në ditët në vijim pasi operacionet e kërkim shpëtimit ende nuk kanë përfunduar.

Në video mund të shihet se si ka rrëshqitur dheu nën shtëpi për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe nga çasti në çast pritet të shembet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat