Milaim Zeka: Parim Olluri është psikopat, Faton Ramadanin e kam më shumë se mik

Lajme

Milaim Zeka: Parim Olluri është psikopat, Faton Ramadanin e kam më shumë se mik

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 16:02
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka nuk ka komentuar akuzuat që i ka bërë drejtori i gazetës, Insajderi, Parim Olluri se sulmi ndaj kolegut të tij, Vehbi Kajtazi është bërë nga njerëz të afërt të Zekës, pas disa shkrimeve të publikuar nga ky portal, që e lidhin deputetin Zeka me mashtrim për viza.

Zeka në një prononcim për media, e ka quajtur njeri shizofren Ollurin dhe duke qenë i tillë, siç ka thënë ai nuk ka ndenje koment për akuzuat.

“Unë nuk merrem me komente çka deklaron një njeri shizofren, psikopat, i cili së bashku me Vehbi Kajtazin nuk kanë lanë njeri, firmë prokuror e gjykatës pa e poshtërua, kështu që duke qenë të tillë unë skam kurfarë komenti”, ka thënë Zeka.

Drejtori i gazetës, Parim Olluri thotë se sulmi fizik ndaj Kajtazit lidhet me shkrimet që ky medium ka pasur për deputetin Milaim Zeka. Faton Ramadani sipas tij, është mik i ngushtë i deputetit të Nismës për Kosovën, Milaim Zeka.

E për këtë ish-gazetari Zeka ka thënë se nuk e di se kush e ka sulmuar Kajtazin, por që Faton Ramadanin thotë ta ketë më shumë se mik.

“Nuk e di a është sulmuesi Faton Ramadni, por e kam më shumë se mik”, është shprehur ai.

Vehbi Kajtazi është sulmuar fizikisht në mesditë në një lokal në qendër të Prishtinës.

Zeka ka paraljëmruar se do të padisë në gjykatë drejtuesit e Insajderit, lidhur më shkrimet e publikuar sipas të cilave Zeka ishte i përfshirë në mashtrim për vizat ndaj qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat