Vuçiq: Me guxim do t’i prezantojmë popullit zgjidhjen për Kosovën

Lajme

Vuçiq: Me guxim do t’i prezantojmë popullit zgjidhjen për Kosovën

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 16:12
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se Qeveria e Serbisë në mbledhjen e ardhshme do të diskutojë se cilat janë kushtet e nevojshme teknike për dialogun e brendshëm për Kosovën, dhe ka porositur se propozimi lidhur me këtë çështje do të jetë i guximshëm.

“Do të organizohen edhe grupet punuese, të cilat do të sigurojnë logjistikën. Do të kemi durim për të dëgjuar të gjithë dhe atëherë me guxim do të nisim me ndonjë propozim, të cilin do t’ia prezantojmë popullit tonë”, tha Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat