Washingtoni i vë afat Edi Ramës!

Lajme

Washingtoni i vë afat Edi Ramës!

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 13 tetor 2017 Në ora: 18:19
Edi Rama

As sigurimi i shtetit gjatë 50 vjet shërbimi, të egër në Shqipëri, nuk mundi të ruaj sekretet e shtetit, e jo më t’i ruaj Kryeministri Edi Rama, ish i biri i një pinjolli.

Kryeministri Edi Rama, “lëshoi” edhe nji sekret tjeter shtetror, teksa deklaroi sot në Kuvend, se në nëntor në Shqipëri, do të vijnë agjentë amerikanë, për të asistuar në luftën kundër drogës.

Një diçka që në mënyrë të tërthortë, ai e ka ruajtur më parë, duke u thënë gazetarve e analistëve, kur është pyetur rreth asistencës amerikane , dhe shqetësimit amerikan mbi krimin e drogën, se ato janë lajme “Kazani” sipas kryeministrit.

Mirëpo, Kryeministri Edi Rama, ska pse të mbaj më sekret ! sepse jo ai po i “nxjerr” avash - avash sekretet e tij, por sot në Shqipëri, lajmet më shpejt i mësojnë gazetarët, se sa ti mësojë qeveria.

Kështu ka ndodhur edhe me viziten e papritur drejt SHBA, të Kryeministrit Edi Rama, ecla ishte një mister para dy jave, por jo tani.....! 

Ngaqë, çdo ditë që kalon dalin lajme të reja mbi atë vizitë që Rama, u mundua ta fshehë.

Sipas disa burimeve jo zyrtare, këtu në Nju Jork, thuhet se ai i shoqëruar nga dy këshilltarët të tij, të cilët kan qenë në Washington, dhe jo në Massachusetts, si tha kryeministria, me vonesë, ne dekleratën e saj, justifikuese.

Ishin gazetarët e opinonistët në Tiranë, ata që e zbuluan, se ai kishte udhëtuar “pa-paraljmërim” drejt SHBA. 

Ndërkohë, që burime të afërta me gazetën Bota sot, thanë se Kryeministri Rama, nuk ka qenë asapak në “cermoninë” e varrimit të mikut të tij - Arthur Finkelstein, por, sipas tyre ai ka qenë i thirrur “urgjentishtë” nga Departamenti i Shtetit,  në Washington……! për një çështje shumë të rëndësishme, që si thuhet  "i është kërkuar urgjentisht" Kryeministrit Edi Rama.

Lajmi i kryeministrisë, mbi vdekjen në rrethin e të njohurve të tij, përtej oqeanit, Arthur Finkelstein, nuk është më i besushëm, dhe ka rënë si albi e Kryeministrisë, mbasi miku i tij ka vdekur që në Gusht, ndërsa Rama, është kujtuar rreth një muaj pas ngjarjes të krijojë një alibi, për të “mbuluar” vizitën që në fakt ka qenë Washington…

Burime të tjera, jo zyrtare, këtu në Nju Jork,  flasin se Qeveria amerikane, më parë se të dërgoi agjentët amerikanë, për të asistuar në luftën kundër drogës, në Tiranë, thuhet se i kanë kërkuar Kryeministrit Edi Rama, që të “dorozojë” autoriteteve shqiptare të drejtësisë, Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, dhe ish Ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, si dhe një Kryetar Bashkie, deri në fund të këtij viti. 

Gjithashtu, aludimet nuk perjashtojnë mundësinë, që Washingtoni për këto aludime t'i ketë vënë edhe ndonjë afat Edi Ramës!

Me këto aludime jo zyrtare dhe që po qarkullojnë në diskutimet e komunitetit shqiptar në SHBA, thuhet se lidhen edhe dy deklaratat e fundit, që shtypi shqiptar i ka quajtur “bombat” nga Ambasadori amerikan Donald Lu. 

Vetëm disa ditë më parë ambasadori i SHBA-së, në Tiranë, Donald Lu, hodhi disa deklarata të forta me krimin në Shqipëri, ndërkohë që së fundi ai u tha studenteve se : “Nëse qeveria nuk ju përgjigjet, rrëzojeni. …"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat