Policia jep detaje për sulmin ndaj gazetarit Kajtazi

Lajme

Policia jep detaje për sulmin ndaj gazetarit Kajtazi

Nga: B.S Më: 14 tetor 2017 Në ora: 10:46
Vehbi Kajtazi

Dje është sulmuar fizikisht gazetari Vehbi Kajtazi.

Policia ka dhënë detaje, duke thënë se ai është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i panjohur, përcjell Bota sot.

Kajtazi ka marrë lëndime trupore dhe është trajtuar në QKUK e më pas është liruar.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ( gazetar ) ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njejti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK dhe me pas  është liruar . Njesitet policore jane duke kryer hetime intensive lidhur me rastin”, thuhet në raportin e policisë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat