Daçiq: I këndova edhe Edi Ramës, nuk më vjen turp

Lajme

Daçiq: I këndova edhe Edi Ramës, nuk më vjen turp

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 09:01
Erdogan dhe Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq u bë “hit” pasi u publikuan disa video ku ai shihej duke i kënduar presidentit të Turqisë, Erdogan.

Por Erdogan, duket se nuk është i vetmi lider për të cilin ka kënduar Ivica Daçiq.

Lideri i diplomacisë serbe e ka pranuar se ka kënduar edhe për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Është kënaqësi për mua. I kam kënduar Merkelit, Lavrovit, Catherine Ashton, Edi Ramës, Erdoganit, Putinit dhe do ta ftojë edhe Trumpit nëse është nevoja. Unë nuk kam turp për këtë, kjo është fitore diplomatike”, tha Daçiq për mediat serbe.

Ai tutje komentoi edhe dështimin e Kosovës që të anëtarësohet në UNESCO.

Daçiq shtoi se bashkë me Vuçiqin kanë bërë çmos që ta pamundësojnë këtë anëtarësim.

Ministri serb përfundoi se reputacioni serb po forcohet çdo ditë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat