Ky shtet i Bashkimit Europian përfundon misionin ushtarak në Kosovë

Lajme

Ky shtet i Bashkimit Europian përfundon misionin ushtarak në Kosovë

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 11:02
Ilustrim

Kontingjenti i fundit i KFOR-it të ushtrisë së Luksemburgut i cili ka vepruar në Kosovë, ka përfunduar misionin e saj.

Një oficerë, katër nënoficerë dhe tetëmbëdhjetë ushtarë janë kthyer të shtunën në vendlindjen e tyre në Luksemburg, pas katër muajsh në Kosovë.

Pritja e këtyre trupave është bërë në aeroportin e Luksemburgut në prani të zëvendëskryeministrit Etienne Schneider dhe Ministrit të Mbrojtjes së Luksemburgut Francine Closener, në një mënyrë ceremoniale.

Po ashtu edhe familjarët e këtyre ushtarëve kanë qenë të pranishëm për t’i pritur të afërmit e tyre.

Pjesëmarrja e Luksemburgut në misionin e KFOR-it përfundoi në tetor të 2017-ës. Ku  gjithsej ishin 52 kontingjente që u vendosën në Kosovë nga prilli 2000 deri në tetor 2017.

Prania ushtarake e udhëhequr nga NATO në Kosovë zgjati 17 vjet, me një total prej 1,180 trupash.

Që nga qershori i vitit 1999, NATO ka udhëhequr një operacion për mbështetjen e paqes në Kosovë në mbështetje të përpjekjeve ndërkombëtare për të konsoliduar paqen dhe stabilitetin në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat