Sulmuesi i Vehbi Kajtazit deaktivizon FB, fshin fotot me politikanët

Lajme

Sulmuesi i Vehbi Kajtazit deaktivizon FB, fshin fotot me politikanët

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 11:17
Fitim Thaqi me Sylën dhe Zekën

Fitim Thaqi, i dyshuari, kryesor për sulmin ndaj Vehbi Kajtazit, ka fshirë të gjitha fotot me politikanët e Kosovës. Ai po ashtu ka deaktivizuar llogarinë në FB.

Fitim Thaqi, është dorëzuar në Polici, të shtunën mbrëma, si i dyshuari kryesor për rrahjen e gazetarit Vehbi Kajtazi.

Por, para se të dorëzohet në Polici, Thaqi ka fshirë të gjitha fotot me politikanët. Ka deaktivizuar edhe llogarinë në Facebook.

Fitim Thaqi kishte grushtuar Vehbi Kajtazin të premten, në një prej lokaleve të Prishtinës.

Në policia ka thënë se nuk e ka njohur Kajtazin për gazetar.

Në fotot e publikuara në Fb, Thaqi është parë në shoqëri të Azem Sylës, Kadri Veselit, Milaim Zekës, Adem Grabovci, e Behgjet Pacollin.

Një ditë pasi u rrah Kajtazi, Asociacioni i Gazetarëve organizoi protestë dhe kërkoi zbardhjen e sulmeve ndaj gazetarëve.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat