Polici i Kosovës sulmohet fizikisht nga një serb

Lajme

Polici i Kosovës sulmohet fizikisht nga një serb

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 08:51
Ilustrim

Në Merdare dje një serb ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor të Kosovës.

Pas aktit, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.

“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj K/Serb duke mos i zbatuar urdhrat e zyrtarëve policor, njëri prej tyre ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.  Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat