Leposaviq: Demolohet posteri i Listës Serbe

Lajme

Leposaviq: Demolohet posteri i Listës Serbe

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 12:00
Posteri i dëmtuar

Në Leposaviq mbrëmë  pas orës 21:00, persona të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në posterin e Listës Serbe.

Media raporton se në vend të ngjarjes menjehërë kanë dalur ekipet e policisë dhe se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Dëshmitarët okularë thonë se dy persona me kapela në kokë kanë dalë nga një veturë dhe e kanë hedhur koktel molotovin në tabelë, dhe me shpejtësi janë nisur në dalje të Leposaviqit.

 Komiteti Komunal i Listës Serbe nga Leposaviqi e dënoi këtë akt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat