Guxim i tepruar! Shqiptari shkon të vjedhë bazën ushtarake të NATO-s

Lajme

Guxim i tepruar! Shqiptari shkon të vjedhë bazën ushtarake të NATO-s

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 12:52
Ilustrim

Policia Italiane në Baia Verde të Italisë ka arrestuar një 27 vjeçar shqiptar i cili ka tentuar të vjedhë rreth 14 kilogram bakër nga telat elektrikë që shërbenin për sistemin ftohës të një ndërtese.

Por ajo që ka çuditur shumëkënd, ka qenë fakti se çfarë lloj ndërtese ka dashur të vjedhë Edison Rohani. Vendi ku ka shkuar të vjedhë shqiptari ka qenë një bazë ushtarake e NATO-s.

Kjo bazë ushtarake funskionon si një stacion satelitor ndër të tjera dhe “skifterit” shqiptar i ka shkuar në mendje që të vjedhë aty ku siguria dhe rreziku për të vdekur është mjaft i lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat