Gjuriq: Lista Serbe duhet të votohet, është projekt shtetëror

Lajme

Gjuriq: Lista Serbe duhet të votohet, është projekt shtetëror

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 09:20
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka ftuar serbët e Kosovës që më 22 tetor të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë Listën Serbe.

Gjuriq për Radio Televizionin e Serbisë ka thënë se është shumë e rëndësishme që serbwt në Kosovë të mblidhen rreth Listës Serbe sepse siç tha ai ky është projekt shtetëror.

Ai ka thënë se është dëshmuar se politika e Oliver Ivanoviqit është politikë vetëm e partisë së tij duke vlerësuar se ajo politikë asgjë të mirë nuk ka sjellë.

 “Besoj se qytetarët e Kosovës nuk do ta pranojnë”, ka thënë Gjuriq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat