Të akuzuarit për vrasje i ashpërsohet dënimi

Lajme

Të akuzuarit për vrasje i ashpërsohet dënimi

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 14:25
Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka aprovuar ankesën e palës së demantuar në rastin e të akuzuarit Sh.K.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Pejë, i datës 22.06.2017, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënim. Kështu, nga 13 vjet burgim sa ishte dënuar në shkallë të parë, për veprën penale vrasje, të akuzuarit, dënimi i është rritur në 16 vjet.

Gjykata e Apelit gjen se rrethanat, të cilat i ka konstatuar gjykata e shkallës se parë, në rastin e shqiptimit të dënimit kundër të akuzuarit në fjalë, nuk janë të natyrës së atillë që të ndikojnë që atij t’i shqiptohet një dënim kaq i ultë, kur merret parasysh pesha e veprës penale dhe sidomos mënyra e kryerjes së saj, në cilësi të personit zyrtar – rreshter i policisë, me armë zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat