Panik në Emiratet e Bashkuara Arabe: Objekti misterioz shndrit mbi Dubai

Lajme

Panik në Emiratet e Bashkuara Arabe: Objekti misterioz shndrit mbi Dubai

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 16:07
Pamje nga video

Një objekt i paidentifikuar që ndriçonte, është vërejtur gjatë të dielës duke fluturuar mbi Dubai.

Videoja e publikuar në internet e këtij objekti, ka ngjallur interesim të madh tek përdoruesit e rrjeteve sociale.

Shumica e komentuesve besonin se bëhej fjalë për ndonjë meteor, derisa disa tjera mendonin se ndonjë aeroplan ishte përfshirë nga zjarri.

Por, më vonë mediat arabe duke u thirrur në burime brenda grupit e astronomëve nga Dubai, kanë njoftuar se në atmosferë janë djegur fragmente të një fluturakeje që operon jashtë orbitës së Tokës.

Ekspertët lokal pretendojnë se bëhet fjalë për një meteor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat