Vuçiq “zbulon” arsyen e mbështetjes së Listës Serbe në Kosovë

Lajme

Vuçiq “zbulon” arsyen e mbështetjes së Listës Serbe në Kosovë

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 17:51
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se çdoherë do ta mbështesë Listën Serbe në Kosovë, pasi nëpërmjet saj, Serbia ka ndikim.

“Sa na përket neve, ne do ta mbështesim listën Serbe, sepse në këtë mënyrë Serbia ka ndikim në territorin e vet” u tha sot Vuçiq gazetarëve në qytetin Vllasotince në Serbi.

Më tutje, ai ka theksuar se ka presion të madh nga jashtë nëpërmjet disa ambasadave perëndimore që “të shkatërrohet” Lista Serbe dhe ndikimi serb në Kosovë, por tha se ata këtë e bëjnë me anë të disa serbëve së bashku me shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat