A e dinte Kryeministri Haradinaj që Milaim Zeka do të arrestohej

Lajme

A e dinte Kryeministri Haradinaj që Milaim Zeka do të arrestohej

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 22:13
Kryeministri takoi të dyshuarin për krim të organizuar pak orë para arrestimit

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ishte arrestuar nga Policia në të njëjtën ditë që kishte takuar Kryeministrin Ramush Haradinaj, në zyrën e këtij të fundit.

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi në Rubikon të KTV-së ka thënë se shefi i tij nuk ishte në dijeni se deputeti i koalicionit qeverisës, Milaim Zeka do të arrestohej.

Madje se kjo do të ndodhte po në ditën kur ai kishte një takim me të.

Në takim thuhej të jetë diskutuar për ligjin e RTK-së duke qenë se Zeka është edhe në komisionin për media.

“Nuk e ka dit e as nuk është marrë me atë punë. Madje unë mund t’u demantoj këtu se Haradinaj nuk ka informata dhe as nuk i interesojnë se mund të arrestohet edhe ndonjëri nga kabineti qeveritar, por çdo individ përgjigjet për veprat e tij”, ka thënë Matoshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat