Goditet me veturë në Prishtinë nipi i Beg Rizajt, familjarët kanë disa dyshime

Lajme

Goditet me veturë në Prishtinë nipi i Beg Rizajt, familjarët kanë disa dyshime

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 18:40
Nipi i Beg Rizajt

Në orët e mbrëmjes të së martës, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, është goditur me veturë një person.

Indeksonline mëson se ky aksident dyshohet të jetë bërë me qëllim dhe të këtë lidhje me rastin e “Grupit të Kumanovës”.

Merret vesh se personi që është goditur është familjar i Beg Rizajt, respektivisht nipi i tij.

“Ne dyshojmë që nuk është aksidentuar rastësisht pasi që personi ende nuk është gjetur dhe në natën kritike”, thotë njëri prej familjarëve.

Më tej, ai shpjegon se si vetura ashiqare theu rregullat e komunikacionit dhe e njëjta kishte tendencë për ta shkelur personin në fjalë.

“Vetura ka kaluar në traken e kundërt dhe e ka goditur për kundër tentimit për ti ikur vetura prapë e ka goditur ne trakën e katërt”, tregon ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat