Zogaj: Sekiraqa është liruar pas orës 16:00

Lajme

Zogaj: Sekiraqa është liruar pas orës 16:00

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 23:28
Enver Sekiraqa

Në mes orës 16:00 dhe 17 :00 Shërbimi Korrektues i Kosovës i ka hapur zyrtarisht dyert për ta liruar nga paraburgimi njeriun të cilin drejtësia e vendit e kërkoi për 4 vite.

Sokol Zogaj, drejtor i burgjeve të Kosovës, ka konfirmuar për KALLXO.com se i paraburgosuri Enver Sekiraqa është  dorëzuar te Policia e Kosovë pas orës 16:00.

“Ai është dorëzuar te policia e cila e ka shoqëruar për në arrest shtëpiak”, ka thënë Zogaj për KALLXO.com.

Për vite me radhë Sekiraqa kishte qëndruar në arrati ndërsa institucionet e vendit kishin shpallur për të një fletarresti ndërkombëtar në Interpol. Sekiraqa ishte vetë dorëzuar në polici në vitin 2012-të për t’i hapur rrugë një procesi gjyqësor ndaj tij.

Në vitin 2016, ai ishte dënuar me 37 vjet si personi përgjegjës për planifikimin e vrasjes së policit Triumf Riza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat