Rakiq thotë se dikush po do ta dobësojë Listën Serbe

Lajme

Rakiq thotë se dikush po do ta dobësojë Listën Serbe

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 11:15
Goran Rakiq

Derisa po i afrohemi ditës së zgjedhjeve, sulmet e disa ambasadave dhe të preferuarëve të tyre ndaj Listës Serbe po bëhen më të shpeshta dhe më të hapura.

Kështu ka deklaruar kreu i Listës Serbe njëherit kandidat për kryetar të Mitrovicës, Goran Rakiq, në prag të zgjedhjeve lokale të së dielës në Kosovë.

Arsyeja, thotë Rakiq, është e thjeshtë – ata duan të dobësojnë Listën Serbe në mënyrë që të dobësojnë popullin serb dhe praninë e Beogradit në Kosovë, raportojnë mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat