Albulena Haxhiu feston pesëvjetorin e martesës në tubimin përmbyllës të VV’së

Lajme

Albulena Haxhiu feston pesëvjetorin e martesës në tubimin përmbyllës të VV’së

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 21:34
Albulena Haxhiu dhe Alban Krasniqi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe bashkëshorti i saj, Alban Krasniqi, sot festuan pesë vjetorin e martesës.

Për dallim prej viteve tjera, festa e këtij përvjetori ishte më i veçantë.

Haxhiu përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” tregoi se si pesë vjetorin e tyre e festuan në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të Vetëvendosjes në Prishtinë.

Ajo shkroi se ‘Në Lëvizjes u takuam, me Lëvizjen vazhdojmë”.

Ky është shkrimi i saj në Facebook:

5 vjetorin e marteses e festuam ne tubimin permbylles
Me mendje e me zemer gjithmone bashke!

Në Lëvizje u takuam, me Lëvizjen vazhdojmë….

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat