Jonuz Musliu dërgohet për shërim në Turqi

Lajme

Jonuz Musliu dërgohet për shërim në Turqi

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 10:27
Jonuz Musliu

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë, Jonuz Musliu, është detyruar të shtrihet në spital për trajtim mjekësor pas disa problemeve shëndetësore.

Mësohet se ish- komandanti Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc do të largohet nga spitali i Luginës.

Merret vesh se Musliu do të udhëtojë sot për Turqi për trajtim të mëtutjeshëm.

Ndryshe, para disa ditësh, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, respektivisht ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, bashkë me shefin e Zyrës së Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku i bënë një vizitë në spital ish-liderin e UÇPMB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat