Motra e uron Bekim Jasharin me një fotografi të papublikuar më parë

Lajme

Motra e uron Bekim Jasharin me një fotografi të papublikuar më parë

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 22:09
Bekim Jashari dhe e motra (majtas)

Besarta e uron vëllaun për kryetar të Skënderajt ende pa u votuar në zgjedhje si dhe shpjegon shkurtimisht fotografinë.

Postimi i Besarta H. Jasharit:

Me vëllaun tim Bekim Jashari

Kjo është fotografia e parë me vëllaun tim Bekimin, pas luftës tonë çlirimtare.

Deri te kjo fotografi, ka një histori të gjatë me plotë dhimbje, sakrificë por edhe krenari.
Pas epopesë së UÇK-së, pas luftës çlirimtare Zoti më shpërbleu me kurorëzim të sakrificës kombëtare me lirinë dhe me vëllaun tim Bekimin, që me dashurinë dhe përkushtimin e tij më bëri motrën më krenare në botë.
Në ato momente ishte shpresa ime e vetme për një jetë më të mirë, uroj dhe besoj të jet sot shpresa për qytetarët e Skenderajt – njejtë si për mua atëherë.

Urime i dashur vëlla

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat