Ministri serb denoncon zyrtarin e lart të qeverisë amerikane, për vërejtjet "armiqësore"

Lajme

Ministri serb denoncon zyrtarin e lart të qeverisë amerikane, për vërejtjet "armiqësore"

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 06:11
Hoyt Brian Yee

WASHINGTON - Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Aleksander Vulin, të martën kritikoi ashpër një diplomat të SHBA, duke i quajtur dekleratat e tij, si tepër fyese dhe si vërejtjet të cilat sipas tij, nuk i përkasin diplomacisë, mbasi zëvendës-ndihmëssekretari amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Hoyt Brian Yee ka thënë : “Se Beogradi, nuk mundet të qëndrojë në dy “karrike”, por duhet të zgjedhë midis Rusisë dhe Perëndimit nëse dëshiron të bashkohet me Bashkimin Evropian”, trasmetojë kanali televizivë amerikan Fox News.

Ndërkaq, ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin, i njohur për qëndrimin e tij pro-rus, thotë FoxNews i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Tanjug, se komentet e zëvendës-ndihmëssekretarit amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Hoyt Brian Yee, përfaqësojnë "presionin më të madh kundër Serbisë”  nga Washingtoni, prej se kur përfundojë lufta në Kosovë.

"Kjo nuk është një deklaratë e bërë nga një mik apo një person që respekton Serbinë, politikën tonë dhe respektimin e të drejtës sonë për të vendosur në mënyrë të pavarur", tha Vulin duke shtuar se Serbia, do të zgjedhë v kursin e saj pavarësisht se çfarë duan fuqitë e mëdha.

Yee tha në Beograd të hënën se vendet që dëshirojnë të bashkohen me BE "duhet ta demonstrojnë shumë qartë këtë dëshirë".

"Ju nuk mund të uleni në dy karrige në të njëjtën kohë, veçanërisht nëse ata janë aq larg, me SHBA dhe BE" tha ai.

"Vendet duhet të zgjedhin rrugën që duhet ndjekur, pavarësisht se sa e vështirë do të jetë, vendi duhet të bëjë zgjedhjet e veta strategjike të cilat duhet të jenë pjesë e politikës zyrtare", tha Yee.

Zyra e presidentit serb Aleksandar Vuçiç tha se gjatë një takimi të martën, i dërguari i SHBA shprehu "perceptimin se Serbia është me një këmbë në një rrugë të BE dhe një tjetër në një bashkim me Rusinë".

Zyra e presidentit tha se Vuçiq "e ka dëgjuar me kujdes zyrtarin amerikan dhe ka reaguar shumë drejtpërdrejtë". Ai tha se Vuçiq do mbasi të konsultohet mirë, do të "zbulojë në ditët e ardhshme" atë që tha  zëvendës-ndihmëssekretarit amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Hoyt Brian Yee, për të kthyer përgjigjen zyrtare nga Beogradi.

Serbia kërkon zyrtarisht anëtarësimin në BE, por nën presionin e aleatit të saj historik sllav Rusia, është shndërruar gradualisht drejt Kremlinit. Rusia dëshiron të mbajë vendet e rajonit të Ballkanit jashtë NATO-s dhe trupave të tjerë perëndimorë, tha FoxNews.

"Është e qartë nga veprimet e Rusisë se ajo dëshiron të ketë Ballkanin të çarmatosur, jo të fortë dhe të bashkuar," tha Yee.

Ministria e Jashtme ruse gjithashtu kritikoi komentet e Yee dhe paralajmëroi SHBA kundër "përpjekjes për të zbatuar stereotipet armiqësore ideologjike ndaj të tjerëve, duke minuar themelet për stabilitetin ndërkombëtar dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe në Evropë si një e tërë".

Ministria ruse theksoi në një deklaratë se shumë vende të BE angazhohen në bashkëpunim reciprokisht të dobishëm me Rusinë.

"Askush nuk duhet ta pengojë Serbinë që të marrë një qasje të ngjashme që shkon nga interesat e saj kombëtare", tha ministria e Jashte Ruse.

Ky është rasti i parë, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, që marrëdhëniet mes Moskës dhe Washingtonit, “përkeqesohen” me shkas Serbinë, e cila 18 vjet më parë me intervenimin ushtarak të SHBA dhe Natos, fitojë luftën në Kosovë.

Duke e detyruar Serbinë të largohet nga Kosova, dhe Kosova, të çlirohet, derisa 10 vjet më parë ajo shpalli pavarësinë e saj të njohur deri tani nga 115 shtete, përfshirë edhe shtetet më të mëdha dhe të fuqishme të botës, SHBA, Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Anglinë .

Shtetet që e kanë njohur deri më tani Kosovën përbëjnë 72.53% të PBB-së botërore.

Kurse, Rusia si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kundërshton ashpër pavarësinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat