Humb një person në Han të Elezit, policia e shpall në kërkim

Lajme

Humb një person në Han të Elezit, policia e shpall në kërkim

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 12:11
Nazim Fanaj

Policia e Kosovës, në këtë rast  Drejtoria Rajonale në Ferizaj është në kërkim të personit të regjistruar si i humbur.

Personi i raportuar si i humbur është Nazim Fanaj i lindur me datë 25.09.1974 në fshatin Vërmicë - Prizren, me vendbanim Rr. Adem Jashari Hani Elezit, i cili me datë 18.09.2017 rreth orës 22:00 ka dalë nga shtëpia dhe nga ai moment i njëjti nuk është kthyer në shtëpi. 

Policia e Kosovës, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët mund të kenë informacione apo njohuri për vend ndodhjen e mundshme të personit të humbur, të lajmërojnë autoritetet policore në stacionin më të afërm të policisë, ose përmes numrave emergjent të Policisë së Kosovës; nga telefonia mobile 192 dhe telefonia fikse 92, apo 044/504-102 .

 Informacione shtesë lidhur me personin e humbur:

 Emri:                                   Nazim

Mbiemri:                             Fanaj

Vendi i lindjes:                    Vërmicë

Data e lindjes:                      25.09.1974

Adresa:                                 Rr. Adem Jashari-Hani Elezit

Gjatësia:                                180 cm

Ngjyra e syve:                      Zi

Pesha:                                    67 kg.

Flokët:                                   Zeza

Të bashkangjitur do të keni edhe foton e personit të raportuar si i humbur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat