Partia e Drejtësisë dënon fuqishëm sulmin terrorist në Nju Jork

Lajme

Partia e Drejtësisë dënon fuqishëm sulmin terrorist në Nju Jork

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 11:57
Pamje nga sulmi

Partia e Drejtësisë fuqishëm dënon sulmin terrorist në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, te shkaktuar nga çarqe të ndryshme anti-demokratike dhe anti-qytetëruese.

Çdo akt terrorist, kudo që ndodhë në botë e veçanërisht në shtetin i cili çdo herë ka qenë mbështetës i Kosovës, dhe gjithë shqiptarëve, ngjallë ndjenjat e pikëllimit e dhembjes dhe njëkohësisht e rritë solidaritetin të çdo qytetar i Kosovës dhe institucionet e vendit.

Do të qëndrojmë të bashkuar në çdo situatë kundra kësaj të keqe që po e rrënon civilizimin njerëzorë duke e kërcënuar rendin dhe ligjin me të cilën udhëhiqet bota e civilizuar.

Asnjëherë në historinë e njerëzimit agresiviteti i vrazhdë e primitiv nuk ka arritur t’i  mposht vlerat e as vullnetin njerëzorë për të jetuar të lirë nen ombrellën e vlerave qytetëruese.

Partia e Drejtësisë i shpreh ngushëllime më të përzemërta gjithë familjareve të viktimave të pafajshëm gjithandej botes, duke shpresuar se e keqja të përfundon njëherë e mirë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat