Ja si ka ndodhur vjedhja te “Pastrimi”

Lajme

Ja si ka ndodhur vjedhja te “Pastrimi”

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 15:47
Vjedhja te “Pastrimi”

Hajnat nuk kanë kursyer as kompaninë “Pastrimi” në Prishtinë, të cilët kanë thyer një mur të ndërtesës të kësaj kompanie, ku kanë vjedhur dy arka. Në njërën kishte para ndërsa në tjetrën kishte disa dokumente.

Këtë vjedhje e ka konfirmuar edhe drejtori i kësaj kompanie Feim Salihu, i cili theksoi se kanë vërejtur se është thyer muri dhe mungojnë një mijë euro në njërën arkë. Salhu tregoi për KosovaPress se e kanë hapur rastin në Polici, dhe  policia ka marr të dhënat si dhe disa pamje nga kamerat e sigurisë.

Salihu: Janë thyer dy arka në kompaninë “Pastrimi”

“Dje rreth orës 21:00, ne kemi konstatuar se ka ndodhur një vjedhje apo një plaçkitje në objektet e kompanisë ‘Pastrimi’, kemi të bëjmë me marrjen e dy arkave. Njëra  arkë ka qenë e arkëtarit në të cilën ka qenë një shumë e vogël e parave, diku një mijë euro dhe një arkë tjetër e cila ka qenë në zyrën time në të cilën kanë qenë disa dokumente të karakterit të veçantë të kompanisë, mirëpo fatbardhësisht nuk ka pasur diçka e cila e dëmton kompaninë apo lë një pasojë për kompaninë. Po ashtu ka qenë edhe  demolimi i dhjetë zyrave. Ne i kemi lajmëruar organet e hetuesisë, të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekzaminimin e terrenit. Njëherit, kemi bërë edhe shikimin e kamerave të sigurisë të cilat kanë qenë në korridor dhe jepen disa imazhe të cilat Policia i ka në posedim”, theksoi Salihu.

Ai ka thënë se në këtë kompani, ka pasur edhe dy herë raste të vjedhjeve, por jo vjedhje të parave, për shkak se parat nuk i deponojnë në arka dhe në ambient të kompanisë, por në llogari bankare.

Salihu tha se nuk dyshon në askënd, por tregoi se një dukuri e tillë në këto ditë ka ndodhur edhe Ujësjellësin Rajonal Prishtina, në kompaninë “Kosovatex” dhe në një auto larje afër kompanisë “Pastrimi”.

 Ndërsa, edhe Policia e ka konfirmuar vjedhjen në kompaninë ‘Pastrimi”, ku thonë se në Polici është raportuar një rast vjedhje e rëndë që ka ndodhur në zyrat e kompanisë ”Pastrimi” në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë.

“Me datën 05.11.2017 ora 21:00 ne polici është raportuar një rast vjedhje e rende qe ka ndodhur  në zyrat e kompanisë ”Pastrimi” në rrugën “Tahir Zajmi’. Vjedhja dyshohet të ketë ndodhur ne mes datës 03 dhe 05 nëntor 2017. Sipas ankuesit, në atë objekt janë  vjedhur dy arka ne te cilat kishte para. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë është iniciuar lënda e cila i është përcjellë njësisë së hetimeve”, theksoi për KosovaPress zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat