I vdekuri në aksidentin e tmerrshëm te Parku i Biznesit në Drenas, ishte vëllai i Linda Morinës

Lajme

I vdekuri në aksidentin e tmerrshëm te Parku i Biznesit në Drenas, ishte vëllai i Linda Morinës

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 13:15
Linda Morina

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot tek Parku i Biznesit në Drenas.

Mësohet se Viktima i këtij aksidenti është Xhavit Morina nga Podujeva.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale edhe motra e tij këngëtare Linda Morina.

Kujtojmë që policia gjatë ditës së sotme kishte konfirmuar këtë aksident të rëndë i cili kishte ndodhur rreth orës 07:40.

“Rreth orës 07:40 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, te parku i biznesit në Drenas është shkaktuar një vetaksident me pasoja fatale, me ç’rast një person ka humbur jetën. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekesor në vendin e ngjarjes. Në këtë rast tragjik është e përfshirë vetëm një veturë. Njësia për kontroll të autostradave është duke u marrë me rastin, është njoftuar edhe prokurori, si dhe në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë”, tha Daut Hoxha.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat