Hasani vizitë zyrtare në Shqipëri – Koordinohen për zbatimin e marrëveshjeve Kosovës-Shqipëri

Lajme

Hasani vizitë zyrtare në Shqipëri – Koordinohen për zbatimin e marrëveshjeve Kosovës-Shqipëri

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 14:43
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri

(E plotësuar)- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri ku është pritur nga presidenti shqiptar Ilir Meta, ministri i Bujqësisë së Shqipërisë Niko Peleshi dhe ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi.

Në këtë vizite Ministri Hasani në takimin me Ministrin e Bujqësisë së Shqipërisë Niko Peleshi kanë diskutuar për marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve. Të dy ministrat u zotuan se di të jetësohen këto lehtësime dhe se do të zbatohen marrëveshjet e arritura më herët pasi ka pasur ngecje në implementimin e tyre. Po ashtu në këtë takim ministrat u pajtuan për hartimin e memorandumeve tjera në favor të dy vendeve.

Gjatë kësaj vizite të ministrit Hasani, temë diskutimi ka qenë edhe koordinimi për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e cila pritet të mbahet në fund të këtij muaji.

Hasani-Peleshi zotohen për zbatimin e marrëveshjeve të arritura

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri ku është pritur nga presidenti shqiptar Ilir Meta, ministri i Bujqësisë së Shqipërisë Niko Peleshi dhe miniatri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi.

Hasani në takimin me ministrin e Bujqësisë së Shqipërisë Niko Peleshi kanë diskutuar për marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

Të dy ministrat u zotuan se do të jetësohen këto lehtësime dhe do të zbatohen marrëveshjet e arritura më herët, pasi ka pasur ngecje në implementimin e tyre.

Po ashtu në këtë takim ministrat u pajtuan për hartimin e memorandumeve tjera në favor të dy vendeve.

Gjatë kësaj vizite të ministrit Hasani, temë diskutimi ka qenë edhe koordinimi për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e cila pritet të mbahet në fund të këtij muaji.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat