Xhirimi i tre të rinjve në momentin kur vriten

Lajme

Xhirimi i tre të rinjve në momentin kur vriten

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 10:48
Në pamje shihet njëri nga ta se si xhiron me telefon me muzikë në sfond

Tre tinejxherë nga Brazili për të cilët mediat raportojnë se kanë qenë anëtarë të një bande kanë transmetuar në Facebook drejtpërdrejt momentin kur janë vrarë.

Mediat shkruajnë se të rinjtë kanë xhiruar veten gjatë vozitjes me veturë në Rio de Zhaniero, kur Policia ka filluar të gjuajë në veturën e tyre në një operacion në luftën kundër drogës.

Në pamje shihet njëri nga ta se si xhiron me telefon me muzikë në sfond. Në fund dëgjohen të shtënat dhe telefoni bie në tokë.

 Siç thuhet tinejxherët kanë qenë të dyshuar se punojë si roje të bandës që merret me kontrabandë me drogë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat