Dalin detaje të reja rreth atentatit ndaj qytetarit të Kosovës në Ekuador, ja kush ishte në makinën e tij

Lajme

Dalin detaje të reja rreth atentatit ndaj qytetarit të Kosovës në Ekuador, ja kush ishte në makinën e tij

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 18:29
ilustrim

Mediat e Ekuadorit kanë zbardhur detaje të reja, për atentatin që ju bë 2 ditë më parë një shqiptari i cili dyshohet si i përfshirë në një organizatë të trafikimit të kokainës.

Sipas shefi i zyrës së Antikrimit, German Cevallos atentati i ndodhur orët e vona të së martës ndaj kosovarit Remzi Azemi, në qytetin Guayaquil dyshohet se ka lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës nga ky vend i Amerikës Latine drejt Europës.

Detaje të reja janë zbardhur nga mediat vendase shkruajnë se Azemi lëvizte me një automjet të blinduar, kur iu afruan dy persona që lëviznin me motoçikletë. Ata qëlluan në drejtim të tij 4 herë. Azemi ndodhej në shoqërinë e bashkëshortes së tij me origjinë shqiptare, si dhe vajzës 3 vjeçare, të cilat fatmirësisht nuk kanë marrë dëmtime. Sipas policisë, Azemi kishte ndaluar automjetin, teksa bashkëshortja e tij po tymoste një cigare. Ajo kishte hapur përgjysmë xhamin e automjetit dhe pikërisht kjo hapësirë është shfrytëzuar nga atentatorët për të qëlluar në drejtim të tij, raporton syri.net. Sipas Cevallos, i plagosuri nuk është emër i panjohur për autoritetet atje. Ai ka qenë i ndaluar në vitin 2014 gjatë operacionit të koduar me emrin “Ballkan”. Gjatë atij operacioni u arrestuan në total 11 persona, mes të cilëve shqiptarë dhe ekuadorianë, pjesë e një organizate që e kishtë shtrirë aktivitetin e narkotrafikut në Ekuador.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat